Laska: Edi Rama, njeriu që ngre shampanjë 33 mijë euro me koordinatorët e kr*mit

Data

Sekretari i Përgjithshëm i “Shqipëria Bëhet”, Elton Laska ka komentuar shkatërrimin e vendit gjatë 12 vite qeverisje socialiste.

Laska bën me dije se Rama detyroi gratë e administratës në Kurbin, Lezhë e Mirditë të merrnin pjesë në shoun e tij, ku fyente burrat, vëllezërit dhe djemtë e tyre.

“Zoti Rama, gratë shqiptare i mbylle në kapanone kanabisi dhe fëmijët ua dëboje në emigrim!

Kryeministri i vendit, qeveria e të cilit mbylli fasoneritë nga jugu në veri, që gratë të punësoheshin në parcela kanabisi, sot detyroi gratat e administratës në Kurbin, Lezhë e Mirditë të merrnin pjesë në shoun e tij, ku fyente burrat, vëllezërit dhe djemtë e tyre.

Edi Rama është njeriu që ngre shampanjë 33 mijë euro me koordinatorët e krimit, në një kohë kur djemtë e Lezhës, Kurbinit dhe Mirditës dergjen burgjeve për projektin e tij të kanabizimit, ose kanë marrë gomonet drejt Anglisë. Sot, në turin e takimeve, ai heshti për krimet e tij.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related