Sekuestro e Portit të Limionit absurde, PD reagon për deklaratën e Ramës: Sulm ndaj SPAK për të mbrojtur klientët e qeverisë

Data

Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama se ka sulmuar SPAK-un kur e quajti absurd vendimin për sekuestro preventive në Portin e Limionit në Sarandë. Dje, në një deklaratë për mediat, deputeti demokrat tha, Arbi Agalliu tha se sulmi ka qëllim të mbrojë klientët e qeverisë. Agalliu tha se PD mbështet organet e drejtësisë, sidomos SPAK, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. “Partia Demokratike ka denoncuar prej kohësh faktin që një pjesë e mirë e politikës së vjetër, pikërisht ata të cilët kanë futur duart në xhepat e shqiptarëve, i ushtrojnë presion sistemit të drejtësisë e veçanërisht SPAK! Rasti i fundit është i kryeministrit Rama, i cili në fjalën e mbajtur në Asamblenë e PS-së, tha se vënia nën sekuestro preventive të planit të investimit për portin e Limionit në Sarandë, është absurde. Faktet kanë treguar se në emër të investitorëve strategjik kanë përfituar klient të qeverisë apo dhe pjesëtarë të saj sikurse është rasti i ish ministres Xhaçka. Ndaj çdo sulm kundër SPAK bëhet për të mbrojtur klientët e qeverisë dhe aferat korruptive të saj lidhur me investimet strategjike. Për më tepër kjo nxit dhe hap rrugë që edhe krimi i organizuar të bëj të njëjtën gjë. Kjo u evidentua disa dite më parë edhe nga drejtuesi i SPAK! Partia Demokratike mbështet pa kushte sistemin e drejtësisë e sidomos SPAK të vijojnë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Partia Demokratike mbështet dhe inkurajon çdo hetim të thelluar sidomos kundër korrupsionit të politikanëve”, deklaroi Agalliu.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related