Shkrimi që gazeta prestigjoze gjermane ‘Der Spiegel’, ka bërë për kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe korrupsionin në vendin tonë, duket se ka prekur telat e kryeministrit. Gazetari i Der Spiegel Matthew von Rohr, teksa ka shpërndarë lajmin e publikuar në platformën X, ka shkruar se kryeministri Rama teksa u përball me artikullin e medias gjermane, ka tentuar që t’i bëj presion për të hequr shkrimin. Von Rohr thekson se vetë Rama i ka marrë në telefon në orët e vona të natës dhe ka tentuar që t’i bëj preson dhe të ndikoj në artikull.
Postimi i gazetarit Matthew von Rohr:
Lideri shqiptar Edi Rama një i dashur i Evropës pavarësisht korrupsionit në shtëpi. “Kur u përball me DER SPIEGEL, Edi Rama telefonoi vonë një natë dhe u përpoq të ndikojë në raportin tonë”
