Lajmi i fundit: Të shtëna me armë zjarri në drejtim të një automjet, një person i plagosur Feb 8, 2024 | 18:15

Data

 

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme (8 shkurt) në Shkodër. Paraprakisht raportohet se persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të një automjeti tip Citroen.

policia shkoder

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Xhabije” në hyrje të qytetit të Shkodrës, ndërsa raportohet se i plagosur ka mbetur shtetasi Selami Brahimi, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihet si ka ndodhur ngjarja, ndërsa policia po punon për të zbardhur rrethanat.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related