Kushti i BE për integrimin e Shqipërisë në BE, si do të përfundojnë në burg gjyqtarët dhe prokurorët me pasuri prej…

Data

Të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga vetingu rrezikojnë të japin llogari para Prokurorisë së Posaçme për aferat e tyre dhe për problemet me pasurinë. Kreu i SPAK Altin Dumani, do të përmbushë kushtin kryesor që ndërkombëtarët kanë vendosur për integrimin e Shqipërisë në BE. Ata kanë kërkuar që gjyqtarët dhe prokurorët e ngelur në veting të mos shijojnë pasuritë e tyre dhe të hetohen për korrupsion. Dumani paralajmëroi se nuk do të jenë shurdhët dhe të verbër nga vendimet e vetingut.

BE-ja ka theksuar nevojën për hetime më të thelluara dhe ndëshkimin e atyre që janë përfshirë në korrupsion dhe pastrim parash. Kjo përfshin ndjekjen penale të individëve me pasuri të pajustifikuara dhe konfiskimin e aseteve të tyre. Ndërsa Shqipëria ka bërë disa përparime, sfidat kryesore mbeten në garantimin e efikasitetit të institucioneve dhe përballimin e ngarkesës së madhe të lëndëve në sistemin e drejtësisë. SPAK është duke shqyrtuar një listë të gjatë gjyqtarësh dhe prokurorësh të shkarkuar nga vetingu, me qëllim hetimin e burimeve të pasurive të tyre. Këto veprime janë pjesë e përpjekjeve për të konsoliduar shtetin ligjor dhe për të përmbushur kërkesat e BE-së për integrim

Detajet

Vetingun e kanë kaluar me sukses 358 magjistratë, nga të cilët 165 gjyqtarë, 163 prokurorë, 2 ish-inspektorë në KLD, 2 inspektor në KLGJ dhe 26 ndihmës/këshilltarë ligjorë. Ndërkohë që janë dhënë 261 vendime për shkarkim nga detyra për 145 gjyqtarë, 1 ish-gjyqtare në GJL, 110 prokurorë, 1 inspektor në KLGJ dhe 4 ndihmës ligjorë. Procesi i vetingut është ndërprerë për 103 gjyqtarë e prokurore pas kërkesës së tyre me dorëheqjeje nga detyra, nga të cilët për 61 gjyqtarë, 27 prokurorë, 1 ish- prokuror, 13 ndihmës ligjorë, 1 ish-inspektorë në KLD. 50 vendime janë për përfundimin e procesit pa një vendim përfundimtar.

Procesi i vetingut në KPK, i cili nisi rreth 6 vite më parë, u nda në tri faza ku dhjetëra gjyqtarë dhe prokurorë, të konsideruar si elita e drejtësisë, që aspironin edhe për të qenë pjesë e drejtësisë së re, nuk e kaluan provimin e vetingut. Pasuritë e pajustifikuara dhe lidhjet me eksponentë të krimit të organizuar, ishin arsyet për shkarkimin e tyre nga detyra. Gjatë fazës së parë të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dolën në seancë dëgjimore emra të rëndësishëm të sistemit, siç ishin anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese, institucione që në përfundim të procesit të rivlerësimit, dolën jashtë funksionit, për shkak të shkarkimit të anëtarëve.

Në fazën e dytë të procesit të rivlerësimit, KPK-ja vlerësoi kandidatët që synonin të ishin pjesë e SPAK-ut, Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë si edhe drejtues të gjykatave dhe prokurorive në rrethe. Ndërsa ne fazën e tretë, përpara KPK-së kaluan të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët e Apelit. Deri në muajin dhjetor 2024 Komisioni i Pavarur i Kualifikimit duhet te ketë përfunduar të gjithë procesin, së bashku me zbardhjen e vendimeve për çdo subjekt ndërsa vettingu vijon në shkallen e dytë KPA anëtarët e te cilës kanë një mandat 9 vjeçar, deri në fund të vitit 2026.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related