Veliaj nesër mbrapa qelisë? Gazetari zbardh detaje: Ja çfarë pritet të ndodhë në Prokurorinë e Posaçme

Data

Gazetari Mariglen Kume, i ftuar në një studio televizive, tha se rasti Veliaj është një sprovë për SPAK dhe se arritje për Prokurorinë e Posaçme do të ishte vendosja e kryebashkiakut nën akuzë para se ai të largohet nga pushteti.

“Ajo që dihet është që Veliaj është thirrur nesër në SPAK. Ka informacione që vijnë dhe nga SPAK. Do të jetë nesër atje. Nga ana tjetër kanë vijuar në mënyrë të vazhdueshme edhe denoncimet për implikime të ndryshme. Kemi parë persona që kanë qenë me pozita në PS të goditur nga SPAK, por në një farë mënyrë SPAK  e ka një lloj sprove integriteti rastin e Veliajt.

Ka qenë një rast denoncimi që bërë nga opozita, një punonjës UKT ka marrë tendera nga Bashkia e Tiranës përmes kompanive të tij dhe përmes shoqatës Dylaj i ka dhënë para bashkëshortes së Veliajt. Veliaj ka përdorur një punonjës të tij për t’i çuar paratë e taksapaguesve në arkën  e familjes së tij.  

Arritja e SPAK do të ishte vendoja nën akuza po ikur ai nga pushteti.”

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related