Partia holandeze e qendrës D66 fitoi më shumë vota në zgjedhjet e përgjithshme të së mërkurës, duke e vendosur liderin e saj 38-vjeçar, Rob Jetten, në rrugën e duhur për t’u bërë kryeministri më i ri në histori të Holandës. Sipas raportimeve të agjencisë ANP, pas numërimit të pothuajse të gjitha votave, rezulton se Partia e Lirisë (PVV) e ekstremit të djathtë, e udhëhequr nga Geert Wilders, nuk mund ta kërcënojë më D66 për të marr drejtimin e qeverisë. D66, që është një parti liberale dhe pro-evropiane, ka arritur të sigurojë rreth 18% të votave, duke trefishuar mbështetjen e saj krahasuar me zgjedhjet e mëparshme. Ky rezultat i dërgon ata në pozita shumë të favorshme për të formuar një qeveri të re, me Rob Jetten që pritet të bëhet kryeministri i ri i Holandës. Rob Jetten, lideri i D66, është një politikan i ri dhe progresiv, i cili ka bërë një fushatë të fuqishme për të shënuar një ndryshim në politikën e Holandës.
Nëse ai do të bëhet kryeministri më i ri në histori të vendit, ai do të bëhet gjithashtu kryeministri i parë homoseksual në Holandë, një hap i rëndësishëm për të drejtat e komunitetit LGBTQ+. Pas konfirmimit të rezultateve të plota, të cilat priten të shpallen të hënën, kur do të numërohen edhe votat nga qytetarët holandezë që jetojnë jashtë vendit. Formimi i një koalicioni të ri mund të jetë një proces i ngadaltë dhe i komplikuar, pasi partitë e tjera do të kërkojnë të negociojnë kushtet e bashkëpunimit. Negociatat për formimin e qeverisë janë një proces i zakonshëm në Holandë dhe mund të zgjasin muaj të tërë. Pas formimit të një qeverie, Jetten do të ketë mundësinë të aplikojë politikat e tij, duke përfshirë përpjekjet për të forcuar lidhjet e Holandës me BE.
