Luis Meçja, adoleshenti që mbeti i plagosur në ngjarjen ku u vra Martin Cani është shfaqur për herë të parë në protestë. Ai shihet krah prindërve të Martin Canit dhe qytetarëve të tjerë të pranishëm në protestë. Meçja i qëndron versionit të tij dhënë edhe më parë, se kanë qenë dy persona me thika.
Prindërit e 14-vjeçarit, kërkojnë drejtësi, ndërsa shprehen se deri tani nuk ka pasur asnjë reagim nga institucionet. Babai i tij thotë se ata janë të traumatizuar, duke i bëri thirrje fëmijëve të tjerë që ti bashkohen kauzës.
“Heshtja vret më shumë se gjithçka. Kemi dy muaj që e përjetojmë këtë dramë të madhe dhe nuk kemi asnjë reagim, as nga prokurori as nga shkolla dhe as nga shëndetësia, sepse Martini bëri xhiron e madhe të Tiranës duke dërguar në spitalin ushtarak për arsye se spitali ushtarak nuk kishte asnjë makineri për ti mbajtur zemrën atij.
