Kurti e mbyll lojën pa koalicion / Vetëvendosje drejt mandatit të dytë me gati 50%

Data

Në Kosovë janë numëruar mbi 95% e votave të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe rezultati është i qartë: Albin Kurti fiton bindshëm dhe siguron qeverisjen i vetëm për katër vitet e ardhshme.

Sipas të dhënave zyrtare, nga 2 557 kuti votimi në total janë numëruar 2 444, ku rezultati paraprak është:

  • Lëvizja Vetëvendosje – 49.79%
  • Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 21.16%
  • Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 13.79%
  • Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – 5.74%
  • Lista Srpska – 3.85%
  • Nisma Socialdemokrate – 1.72%

Ky rezultat i jep fund krizës së gjatë institucionale që pasoi zgjedhjet e 9 shkurtit, kur asnjë forcë politike nuk arriti të krijonte shumicë parlamentare. Këtë herë, rezultati është pothuajse plebishitar dhe i mjaftueshëm për formimin e qeverisë pa koalicion.

Zgjedhjet e 28 dhjetorit ishin të dytat brenda këtij viti, pas dështimit të partive për të ndërtuar institucionet për më shumë se dhjetë muaj. Në garë morën pjesë 22 subjekte politike, ndërsa 1 180 kandidatë konkurruan për 120 vende në Kuvend.

Me këtë fitore, Kurti hyn në një mandat të ri me pushtet të plotë politik, ndërsa opozita përballet me një humbje të thellë dhe nevojën për riorganizim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related