Kurthi ku na fton Veliaj

Data

Që prej ditës kur disa hetues të BKH-së ia mësynë derës së shtëpisë së tij, Erion Veliaj po tenton të mbajë ndezur një sherr me kundërshtarët e vet politikë. Mbrëmjen pas kontrollit, me t’u kthyer nga Hamburgu, ai i’u përvesh “opozitarëve e zhytur në llumin e korrupsionit” dhe të “ashtuquajturave media” që sulmojnë këdo që nuk pranon të shantazhohet. Në vend të një sqarimi normal për atë çka kishte ndodhur, ai u mundua të ndezë fitilin e polemikave.

Edhe më e fortë u bë kjo tendencë në këtë fillim jave. Në një postim ku të vriste sytë gjuha e urrejtjes, ai u mor me Sali Berishën dhe enturazhin e tij. Në analizën e tekstit që bëri redaksia e Lapsi.al, qëndrimit të kryebashkiakut, të cilën mund a lexoni këtu poshtë, dallohet lehtë se ai është i mbingopur me një fjalor bullizues. Kush e studion këtë lloj gjuhe, e ka të qartë se ajo është një sakrificë rrugaçërore për të tërhequr me çdo kusht vëmendjen. Duke përdorur togfjalësha si “kufomë e pakallur”, “jargë ligësie”, “çorbë e prishur”, “turinj të pistë”, edhe specialisti më profan i komunikimit e di se ato mëtojnë të kapin titujt kryesorë, për të nxjerrë në pah sherrin sipërfaqësor dhe jo thelbin e çështjes.

Duke u përqëndruar në komentet që Sali Berisha i bëri kontrollit të banesës së tij nga hetuesit, Veliaj u rrek që problemin që ka me inceneratorin e Tiranës dhe vjedhjet e 5D ta transferonte tek opozita.

A ka të drejtë ta bëjë këtë? Në pamje të parë duket se po.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related