Tregu valutor për këtë të fundit të vitit paraqitet relativisht i qëndrueshëm, me luhatje të lehta në kursin e këmbimit të monedhave kryesore ndaj lekut.
Dollari amerikan vijon të këmbehet në nivele të moderuara, duke u blerë sot me 80.6 lekë dhe duke u shitur me 82.1 lekë.
Euro mbetet monedha më e përdorur në transaksione, me kurs blerjeje 95 lekë dhe kurs shitjeje 96.5 lekë.
Franga zvicerane shfaqet në nivele më të larta, ku blihet me 101.9 lekë dhe shitet me 103.4 lekë, ndërsa paundi britanik vijon të ruajë vlerë të fortë, duke u blerë me 108.6 lekë dhe shitur me 110.1 lekë.
Ndërkohë, dollari kanadez këmbehet sot me 58.8 lekë në blerje dhe me 60.3 lekë në shitje.
Ekspertët e tregut vlerësojnë se këto nivele reflektojnë qetësinë e fundvitit në këmbimet valutore, ndërsa pritet që lëvizje më të dukshme të shfaqen me fillimin e vitit të ri.
