Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamje nga një operacion i IKMT-së në Theth, ku pritet të shemben 30 objekte të tjera që janë ndërtuar pa leje.
Mesazhi që shoqëron videon është i qartë dhe i ashpër: “Kush ndërton pa leje, investon vetëm për belanë e vet.” Rama gjithashtu thekson se Thethi nuk është përjashtim — aksione si ky do të zgjerohen kudo në Shqipëri, si pjesë e strategjisë “Shqipëria 2030 në Bashkimin Europian.”
IKMT deklaron se veprimet janë në përputhje me ligjet në fuqi për mbrojtjen e territorit dhe për ruajtjen e integritetit natyror dhe historik të zonës.
