Kullat “i marrin frymën” Tiranës, Veliaj arkëtime rekord 93 mln euro nga taksat

Data

Shtimi i lejeve të ndërtimit dhe rritja e referencës së çmimeve të apartamenteve ka bërë që Bashkia e Tiranës të arkëtojë të ardhura rekord nga taksa e ndërtimit në infrastrukturë për 8-mujorin e këtij viti

Për periudhën janar-gusht 2024, realizimi i të ardhurave nga Bashkia e Tiranës për taksën e ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja arriti në vlerën e 9,3 mld lekëve apo rreth 93 mln euro. Të dhënat u bënë të ditura në raportin e monitorimit të buxhetit të bashkisë Tiranë për 8 mujorin 2024.

Realizmi i të ardhurave tejkalon dyfishin e planit të miratuar nga bashkia e Tiranës për 8 mujorin nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, teksa plani fillestar për 8 mujorin ishte 4.2 miliardë lekë. Teksa për gjithë vitin 2024 pritej të arkëtoheshin rreth 6.4 miliardë lekë nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, vetëm për 8 mujorin janë mbledhur 47% më shumë.

Të ardhurat e mbledhura në 8 muaj janë gjithashtu rreth 30% më të larta sesa realizimi mesatar vjetor i viteve të mëparshme. Në 2022 nga taksa e ndikimit në infrastrukturë Bashkia më e madhe në vend arkëtoi 7,4 miliard lekë dhe 7 miliardë lekë për 2023.

Për vitet 2018-2023 janë arkëtuar në total 40 mld lekë nga taksa e ndikimit në infrastrukturë. Arkëtimet e 8- mujorin me vlerë 9,3 mld lekë janë më të lartat të realizuara ndër vite të plota nga bashkia e Tiranës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related