Këtu nuk kemi më as “dyshime”, as “perceptime”, as “interpretime politike”.
Këtu kemi akte shteti, firma qeverie dhe vendime të qëllimshme, që tregojnë se Shqipëria po përdoret si lavatriçe gjigante për paranë e krimit.
Kur kompani me kapital qesharak, pa histori financiare dhe pa burime të ligjshme financimi, marrin leje për kulla 30-katëshe, resorte luksi dhe komplekse qindra milionëshe, kjo nuk është zhvillim.
Kjo është pastrim parash me bekim politik.
Në çdo vend normal, këto vendime do të ishin objekt hetimi penal urgjent.
Në Shqipëri, ato janë të firmosura nga maja e pushtetit.
Këtu nuk ka më justifikime:
- Ligji “Antimafia” është shkelur me vetëdije
- Kontrolli financiar është injoruar qëllimisht
- Burimi i parave është fshehur
- Dhe betoni është kthyer në kasafortë të trafikut
Këto nuk janë gabime teknike.
Janë vendime të ndërgjegjshme, të marra nga Këshilli Kombëtar i Territorit, që nuk funksionon si institucion urbanistik, por si zyrë legalizimi për paranë e pistë.
Rasti Muçobega nuk është përjashtim.
Është modeli.
Një model ku:
- krimi prodhon para,
- politika i legalizon,
- ndërtimi i fsheh,
- dhe drejtësia hesht.
Në këtë pikë, heshtja e institucioneve është bashkëfajësi.
Mosveprimi nuk është neutralitet. Është mbrojtje e krimit ekonomik.
Ky artikull nuk kërkon komente.
Kërkon pranga, sekuestrime dhe hetim penal.
Dokumentet janë publike.
Firmat janë aty.
Paratë janë aty.
Tani pyetja nuk është më çfarë po ndodh, por:
a ekziston ende drejtësia, apo edhe ajo është zhytur në betonin e kullave të drogës?
VENDIME TË KËSHILLIT KOMBËTAR TË TERRITORIT (PROVA ZYRTARE)
- Vendim Nr. 34, datë 02.04.2024
Resort turistik, rezidencial, hoteleri dhe shërbime (1–5 kate mbi tokë + 2 kate nëntokë)
Vendndodhja: Potam, Bashkia Himarë
Subjekti zhvillues: “Bega-07” sh.p.k. - Vendim Nr. 13, datë 25.09.2024
Resort multifunksional, hotel, vila dhe shërbime “Amantes”
Vendndodhja: Bashkia Himarë
Subjektet zhvilluese: “Capital B” sh.p.k. & “Bega-07” sh.p.k. - Vendim Nr. 53, datë 02.04.2024
Objekt banimi dhe shërbimesh 7–9 kate + 1 kat parkim nëntokë
Vendndodhja: Rruga “Pavarësia”, Bashkia Durrës
Subjektet zhvilluese: “AKM Group” sh.p.k. & “Bega-07” sh.p.k. - Vendim Nr. 37, datë 25.09.2024
Godinë banimi dhe shërbimesh 2–30 kate mbi tokë + 4 kate nëntokë
Vendndodhja: Unaza e Re, Bashkia Tiranë
Subjektet zhvilluese: “Ere Architecture & Construction” sh.p.k., “Bega-07” sh.p.k. & Alban Bitraj
