Një tjetër kallëzim penal për shpërdorim detyre, korrupsion dhe shkelje të barazisë në tendera është dorëzuar në SPAK kundër kryebashkiakut Erion Veliaj.
Kallëzimi, i depozituar nga aktivistët Aurel Kujtimi dhe Andrea Bregu, përfshin edhe ish-drejtoreshën e Rezidencës Studentore, Anila Shehu. Çështja lidhet me një aferë të dyshuar mbi fondet e rindërtimit në “Qytet Studenti”.

