Moti i keq prish ceremoninë e shenjtë në Durrës: Anulohet hedhja e kryqit për Ditën e Ujit të Bekuar

Data

Kushtet e rënduara atmosferike dhe përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut kanë sjellë anulimin e ceremonisë së hedhjes së kryqit në Durrës, në Ditën e Ujit të Bekuar, një nga festat më të rëndësishme për besimtarët ortodoksë.

Më 6 janar, që shënon festën e Pagëzimit të Zotit Jezu Krisht, u zhvillua Liturgjia Hyjnore në Kishën “Apostull Pavli dhe Shën Asti”, e drejtuar nga Kryepiskopi Joan. Megjithatë, ceremonia tradicionale e hedhjes së kryqit nuk u realizua, për shkak të situatës së krijuar nga moti i keq.

Përmbytjet në disa zona të qytetit dhe vështirësitë në qarkullim e bënë të pamundur garantimin e sigurisë dhe zhvillimin normal të ritit fetar. Si pasojë, autoritetet kishtare vendosën anulimin e kësaj pjese të ceremonisë.

Reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar probleme të shumta në Durrës, duke bllokuar akse rrugore dhe duke ndikuar edhe në aktivitetet publike dhe fetare, në një ditë me rëndësi të veçantë shpirtërore për komunitetin ortodoks.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related