Kthimet e detyruara nga vendet europiane në 2024, ja në cfarë vendi renditet Shqipëria

Data

Qytetarët shqiptarë renditen të dytët pas gjeorgjianëve për numrin e lartë të kthimeve vullnetare apo të detyruara nga një vend europian në një vend të tretë gjatë viti 2024.

Sipas të dhënave të Agjensisë europiane për statistikat, Eurostat dhe Agjencisë së Ruajtjes së Kufijve, FRONTEX, të përpunuara nga Zëri i Amerikës 8202 shtetas shqiptarë me qëndrim jo të rregullt u deturan nga autoritetet policore të lënë një vend të Bashkimit Europian gjatë vitit 2024

Në vitin 2023, 17425 shtetas shqiptarë u urdhëruan të largoheshin nga BE-ja, dhe 7870 prej tyre u kthyen efektivisht. Në vitin 2021, FRONTEX raportoi se 5398 migrantë shqiptarë të paligjshëm janë kthyer me forcë, duke shënuar një rritje krahasur me vitin paraardhës 2020 ku ishin kthyer 4801 shtetas shqiptarë

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related