Prindon Sadriu, bashkëshorti i presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e ka quajtur “analfabet dhe propagandist të Kasapit të Ballkanit”, presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.
Në një postim në profilin e tij në “X”, Sadriu shkruan se Vuçiç sipas tij është një është një kujtim i ashpër i rreziqeve të manipulimit dhe injorancës në udhëheqje
“Një kryetar shteti analfabet, dikur një mjet propagande për kasapin e Ballkanit, është një kujtim i ashpër i rreziqeve të manipulimit dhe injorancës në udhëheqje. Historia na mëson rreziqet e aleancave të tilla”, shkruan ai në “X”.
Reagimi i Sadriut vjen pasi një ditë më parë Vuçiç tha se në periudhat e ardhshme, Serbia do të detyrohet që të marrë vendimet të ndryshme përmes të cilave do të gjendet zgjidhje për t’i dërguar pagesat për serbët në Kosovë.
