“Kryeministri ka braktisur qeverinë” – Berisha sfidon Ramën: Nëse është burrë, të jetë në zyrë më 24 janar

Data

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama nga foltorja e Kuvendit, duke deklaruar se ai ka braktisur qeverinë dhe është shndërruar në “avokatin” e Belinda Ballukut përballë drejtësisë.

Berisha u shpreh se Rama sot nuk po qeveris, por po merret me mbrojtjen politike të një ministreje të pandehur për shkelje të barazisë në tendera. Sipas tij, kryeministri po shmang përgjegjësitë dhe po përdor pushtetin për t’i shpëtuar drejtësisë.

Ai theksoi se nuk mund të ketë asnjë krahasim mes tij dhe Ramës, duke shtuar se qeveria është kthyer në mburojë për aferat dhe skandalet, përfshirë dosjet e AKSHI-t dhe çështje të tjera të rënda korrupsioni.

Në fund të fjalës, Berisha hodhi një sfidë të drejtpërdrejtë ndaj Ramës, duke i kërkuar që të mos largohet nga zyra më 24 janar, ditën e protestës së paralajmëruar nga opozita.

“Nëse është burrë, të qëndrojë në zyrë dhe të përballet me popullin”, deklaroi Berisha, duke e cilësuar këtë datë si një moment vendimtar politik.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related