Berisha vijon kërcënimet: Të premten në ora 11:00, të gjithë tek bashkia për të kapur për zverku Erion Veliajn…

Data

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka bërë dje thirrje qytetarëve të Tiranës që të bashkohen në protestën e radhës që do zhvillohet ditën e sotme, pra të premte 11 tetor përpara bashkisë. “Nesër në ora 11:00, të gjithë tek bashkia për të kapur për zverku Erion Veliajn. Beteja jonë nuk ndalet kurrë!”, u shpreh Berisha gjatë tubimit qytetar në mbështetje të tij që zhvillohet te “Rruga e Shpresës”.

Ky është regjimi që çdo ligj, çdo normë dhe standard të një shteti normal, e ka zëvendësuar me vullnetin, me dufet, me epshet politike të kreut të narkoshtetit dhe banditëve të tij. Miq, beteja me mafien e regjimit është një betejë jo e lehtë, por është një betejë plotësisht e fitueshme dhe ajo ka vetëm një kusht, të vazhdojmë, të vazhdojmë, të vazhdojmë.

Është radha jonë, është radha jonë! Ky regjim nuk ndalet kurrë po nuk e ndalëm ne. Ky regjim nuk ka mëshirë, nuk ka ndjenja, e urren shqiptarin dhe shqiptarët. Duhet përmbysur një minutë e më parë. Ky regjim përmbyset vetëm atëherë kur ne të protestojmë çdo ditë, të protestojmë në mbarë Shqipërinë. T’ia dridhim tokën nën këmbë kësaj fare hajdutërish, që po zbrazin Shqipërinë, po dëbojnë shqiptarët nga trojet e tyre. Ndaj dhe nesër në ora 11:00, qytetare dhe qytetarë tek bashkia, për të kapur për zverku Erion Veliajn. Beteja jonë nuk ndalet kurrë! Beteja jonë ka vetëm një objektiv: qeverinë teknike, zgjedhje të lira, zgjedhje të ndershme, fitoren e opozitës”, deklaroi Berisha dje nga banesa ku qëndron i izoluar.

Ndërkohë lideri i opozitës, Sali Berisha ka përshëndetur edhe njëherë tjetër guximtarët  e protestës së 7 tetorit, të cilët po përballen me terrorin policor të Ramës. “Mirënjohjen më të pakufishme ndaj jush misionareve dhe misionarëve të kauzës së drejtë të çdo shqiptari. Guximtareve dhe guximtarëve që qëndrojnë të vendosur, të palëkundur si pararendës të betejës sonë për qeveri teknike, zgjedhje të lira, fitoren e opozitës.

Një përshëndetje të përzemërt oratorëve të kësaj platforme të fjalës së lirë që përcjellin, përhapin në të katër anët e dheut të vërtetat e sotme të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Një përshëndetje ju bëj guximtarëve të 7 tetorit që përballen me terrorin policor me urdhër të Edi Ramës, por qëndrojnë si heronj të vërtetë të papërkulur për idealet që mbrojnë”, nënvizoi Berisha.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related