Kristian Shkreli paraqitet në GJKKO, kryebashkiaku i Vau i Dejës nën akuzë për korrupsion aktiv në zgjedhje

Data

Kryebashkiaku i Vau i Dejës, Kristian Shkreli, është paraqitur këtë të martë në ambientet e GJKKO, në kuadër të procesit gjyqësor ndaj tij.

SPAK e ka marrë të pandehur Shkrelin, nën dyshimet për korrupsion aktiv në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Sipas organit të akuzës, kryebashkiaku socialist dyshohet se ka blerë vota në favor të një subjekti politik gjatë procesit zgjedhor.

Dosja ndaj Kristian Shkreli u dërgua për gjykim në fund të tetorit 2025, pasi Prokuroria e Posaçme deklaroi mbylljen e hetimeve paraprake.

Akuza që rëndon ndaj tij është ajo e “korrupsionit aktiv në zgjedhje”, një nga veprat penale që po hetohet me prioritet nga SPAK në kuadër të krimeve zgjedhore.

Deri tani, nuk ka pasur deklarime publike nga vetë Kristian Shkreli lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related