Zbatimi i së drejtës së autorit mbetet një problem, ku krijues e artistë të ndryshëm shprehen dhe me kritika ndaj institucioneve përgjegjëse në vend. Për krijues të fushave të ndryshme, kinemasë apo dhe muzikës nuk funksionon si duhet i gjithë sistemi për të drejtën e autorit në vendin tonë, ku kritikat shkojnë dhe në drejtim të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Krijuesit shprehen se kanë vite që flasin, ku jo vetëm që ka një mungesë transparente, por gjendja sa vjen dhe po bëhet gjithnjë e më keqe për të drejtën e autorit. Regjisori i animacionit Artan Maku pyet a ekziston më e drejta autorit. “E drejta autorit? Nuk dimë mbledhje, nuk dimë gjë. A ekziston më si e drejtë e autorit në krijimtari? Në këtë moment është inegzistente. Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit që ka dhe institucionet e drejtori të tjera në varësi të fillojë të flejë gjumë me këtë gjendje aktuale që është”, shprehet regjisori Artan Maku, i cili dhe më parë ka folur për problemet me të cilat përballen sot krijuesit në fushën e kinematografisë, ku dhe pirateria siç kanë pohuar dhe autorë të tjerë është problem.
