Krahasimi i dy fushatave/ Kush ishte më mirë Rama apo Berisha?

Data

Në hapjen e fushatave të dy partive të mëdha Rama dhe Berisha e kanë mundur njëri tjetrin në fushën ku dinë të konkurojnë më mirë dhe ndihen më të sigurtë: I pari në aftësinë për të bërë shou dhe i dyti në atë për të bërë politikë.

Një krahasim i dy mitingjeve atij që demokratët mbajtën të premten pasdite në sheshin Nënë Tereza dhe atij që PS zhvilloi të shtunën paradite në sheshin Skënderbej, u vunë pak a shumë re ato karakteristika që liderëve u njohim më mirë.

Edi Rama e fitoi betejën e formës. Që nga 2009 që ka udhëhequr zgjedhjet në timonin e PS-së ai ka shfaqur një aftësi të vërtetë kameleoni për të ndryshuar. Nëse në 2009 ,motoja qe “përtej së majtës dhe të djathtës”, në 2013 ajo u zhvendos shumë në të majtë, duke vënë theksin tek zvogëlimi i pabarazive, tek taksa e ndershme progresive, tek shëndetësia falas etj. Pasi kreu një mandat në pushtet, në 2017 doli me tezëm “timonin vetëm për mua, se më pengojnë partitë e tepsisë”, ndërsa në 2021 u konvertua në një gastor që e ktheu fushatnë në tallava dhe argëim, pa paraqitur një rresht të vetëm program.

Edhe këtë herë, ngaqë ka 12 vjet në qeverisje, një vandak me premtime të pambajtura, ai ka vendosur të mos merret me të tashmen, por me të ardhmen: anëtarësimin e vendit në BE dhe pashaportën evropiane, që të dyja tema për të cilat nuk konkurohet në këtë mandat.

Pavarësisht se manipulative dhe me thelb të gënjeshtërt, Ramës i duhet njohur merita që në fushata di të rishpikë vetveten. Kësaj i ngjau edhe mitingu i të shtunës që më shumë ishte si hapja e festivalit të Gjirokastrës, sesa si një manifestim politik. Por ama një gjë është e qartë, për mirë apo qoftë edhe për keq, një hapje fushate e tillë nuk është parë kurrë më parë. Me Ramën mund të jesh i mërzitur, por ai di të mos bëhet i mërzitshëm. Dhe në këtë aspekt, atë të formës, ai e fitoi betejën.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related