Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka zhvilluar inspektime në dy subjekte të përpunimit ushqimor në Korçë, në kuadër të garantimit të sigurisë ushqimore dhe zbatimit të standardeve ligjore.
Kontrollet janë kryer në një stabiliment për përpunimin e qumështit dhe nënprodukteve të tij, si dhe në një subjekt që merret me përpunimin e mishit të pulës. Procesi është mbikëqyrur nga një ekip i Inspektorati i Përgjithshëm, i cili ka monitoruar nga afër mënyrën e zhvillimit të inspektimit.
Gjatë kontrolleve, vëmendja është përqendruar në respektimin e procedurave ligjore, dokumentimin korrekt të çdo hapi dhe verifikimin e autorizimeve përkatëse. Po ashtu, është kontrolluar përdorimi i pajisjeve të punës dhe mjeteve mbrojtëse sipas standardeve të kërkuara.
Sipas autoriteteve, këto inspektime realizohen në kuadër të ligjit për inspektimin në Republikën e Shqipërisë dhe synojnë rritjen e transparencës dhe besimit publik në institucionet kontrolluese.
Gjetjet e inspektimit do të pasqyrohen në një raport të detajuar, i cili do të shërbejë për përmirësimin e mëtejshëm të standardeve dhe forcimin e llogaridhënies në sektorin ushqimor.
Ky aksion vjen si pjesë e një serie kontrollesh për të garantuar që produktet ushqimore që konsumohen nga qytetarët të jenë të sigurta dhe në përputhje me rregullat në fuqi.
