Presidentja e KE-së nis turin në Ballkanin Perëndimor nga Shqipëria, pritet të takohet me Ramën dhe Begajn

Data

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, mbërrin sot në Shqipëri si pjesë e një turneu katër-ditor në Ballkanin Perëndimor. Gjatë qëndrimit të saj në Tiranë, ajo do të pritet me një ceremoni zyrtare në bulevardin “Dëshmorët e Kombit,” përpara Kryeministrisë, ku do të zhvillojë një takim me Kryeministrin Edi Rama. Më pas, ata do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Rreth orës 17:00, von der Leyen dhe Kryeministri Rama do të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes së Kolegjit të Evropës, një institucion kyç për promovimin e vlerave dhe integrimit evropian në rajon

Gjatë vizitës së saj, Presidentja e KE-së do të takohet edhe me Presidentin Bajram Begaj, përpara se të vazhdojë turneun e saj në Maqedoninë e Veriut, Bosnje dhe Hercegovinë, Serbi, Kosovë dhe Mal të Zi. Turneu i saj synon forcimin e lidhjeve institucionale dhe përballjen me sfidat rajonale, si përmbytjet në Bosnje dhe dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related