Policia e Dibrës ka njoftuar se ka identifikuar efektivin e policisë i cili është kapur nga kamerat duke parakaluar me automjetin e policisë në tunelin e Murrizit.
Drejtuesi i automjetit që bënte parakalime të rrezikshme në tunel ka qenë inspektori A.S, ndërsa bashkë me të ka qenë edhe Kryekomisar E.S., me detyrë shef i Komisariatit të Policisë Mat.
Policia thotë se ndaj efektivit u vendos gjobë 40 000 lekë të reja dhe i janë zbritur 15 pikë nga Leja e Drejtimit.
