Konflikt pronësie në Peqin, 72-vjeçari helmon kullotat dhe shkakton ngordhjen e 12 bagëtive

Data

Një ngjarje e pazakontë dhe shqetësuese ka ndodhur në Peqin, ku një konflikt pronësie ka çuar në një veprim ekstrem: helmimin e kullotave dhe ngordhjen e 12 bagëtive të një banori të zonës.

Policia ka marrë nën procedim 72-vjeçarin K. S., pas denoncimit se ai kishte hedhur lëndë helmuese në tokën ku kullosnin bagëtitë e bashkëfshatarit T. F.. Si pasojë, të gjitha 12 bagëtitë kanë ngordhur.

Në njoftimin zyrtar thuhet:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. S., 72 vjeç, pasi dyshohet se, për motive pronësie, ka hedhur lëndë helmuese në tokën ku kullotin bagëtitë e shtetasit T. F., dhe për pasojë kanë ngordhur 12 bagëti.”

Prokuroria e Elbasanit po vijon hetimet për të sqaruar rrethanat e plota dhe nisjen e konfliktit mes dy fqinjëve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related