Komisioni Hetimor për TIMS-in, zbulohet data dhe ora se kur do të mbahet mbledhja e parë

Data

Ditën e nesërme do të zhvillohet Komisioni Hetimor për të dhënat e sistemit TIMS. Komisioni do të zhvillohet në orën 15:00, ku është përcaktuar dhe rendi i ditës.

Në rendin e ditës, pritet të konstituohet komisioni hetimor dhe të bëhet prezantimi i anëtarëve të tij.

NJOFTIMI:

“Të nderuar deputetë, Komisioni hetimor për Tims do të zhvillojë mbledhje nesër, ditën e martë, datë 02 prill 2024, ora 15:00, salla Pjetër Abnori. Rendin e ditës e gjeni bashkëlidhur. Ju faleminderit!”

Komisioni Hetimor u ngrit pas marrëveshjes së ndodhur mes Rithemelimit dhe mazhorancës në Konferencën e Kryetarëve në lidhje me normalizimin e jetës parlamentare pas kërkesave të Opozitës prej disa muajsh.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related