Komisariati i Policisë Durrës arreston 44-vjeçar për vjedhje në farmaci

Data

Një 44-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Durrës, pasi dyshohet se vodhi produkte në një farmaci gjatë orëve të para të mëngjesit.

Sipas njoftimit të policisë, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, gjatë patrullimit në lagjen nr. 12, konstatuan një shtetas që po largohej me vrap nga një farmaci. Pas ndërhyrjes së menjëhershme, u kap shtetasi me iniciale I. D., banues në Durrës.

Gjatë kontrollit, atij iu gjet një çantë me produkte që rezultoi se ishin vjedhur nga farmacia. Policia sekuestroi mallrat e dyshuara si të vjedhura, si dhe mjete që dyshohet se përdoreshin për kryerjen e vjedhjeve.

44-vjeçari rezulton i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale. Hetimet vijojnë për të verifikuar nëse ai është i përfshirë edhe në raste të tjera vjedhjesh në qytet.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related