Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari ka shprehur qëndrime të forta dhe të qarta ndaj Chris LaCivita, një konsulenti politik të njohur amerikan dhe një nga emrat që do të drejtojë fushatë e Partisë Demokratike të ish-kryeministrit Sali Berisha. Kokalari, përmes reagimeve në rrjetet sociale, ka theksuar disa pikëpamje të rëndësishme lidhur me pretendimin e LaCivita për të sjellë ndikimin e MAGA (Make America Great Again) në Shqipëri, si dhe lidhjet e tij me Berishën, por edhe detajet nga tërheqja e tij për të lobuar për t’i hequr “non gratën” kreut të PD.
Në rrjetin social X, Kokalari ka theksuar se LaCivita nuk mund të prezantojë MAGA në Shqipëri, pasi ai vetë nuk është pjesë e këtij lëvizjeje. Ajo e ka akuzuar LaCivita për sulmin ndaj ish-presidentit Donald Trump në lidhje me ngjarjet e 6 janarit 2021, duke e cilësuar këtë si një veprim që tregon se ai nuk është i lidhur me filozofinë dhe idealet e MAGA. Kokalari ka theksuar se, përkundrazi, LaCivita po kërkon të eksportoje përfitime financiare në Shqipëri, duke e quajtur atë një individ të interesuar për biznesin dhe jo për ndihmën e vendit.
