Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji i është drejtuar pensionistëve shqiptarë me një letër nga burgu, lidhur me indeksimin që ata kanë përfituar nga qeveria.
Letra e Salianjit
Edi Rama vazhdon ta konsiderojë si arritje të qeverisjes së tij burgosjen time dhe nuk humbet asnjë rast për ta deshmuar që është ai prokurori dhe gjykatësi i vendimit
Teksa sondazhet po nxjerrin të verteten e bilancit të tij qeverisës, kur pakenaqësia është në rritje dhe ka një zgjim masiv të njerëzve, kur pensionistët nuk janë mē lodra në duart e tij dhe kur e sheh që nuk ja hedh dot me batuta të lodhura, në këto kushte të perendimit politik e të renies keq të lavdisë, po perdor burgosjen time si mburrje, si spaletë.
Këtë bëri dhe heren e fundit, të enjten, edhe pse çdokush e di se unë jam sot këtu prej një hakmarrje dhe perndjekje politike, për shkak se denoncova një trafikant nderkombëtar droge dhe nderpreva karrieren e vëllait të tij, që qëlloi të ishte jo më pak se Ministër i Brendshëm i narkoshtetit të vetëm në Europë, me Kryeministër Edi Ramën.
Këtu në qelitë e Fierit, kemi të drejtën të informohemi përmes televizionit. Dhe po prisnim kush qenka plani për shperblimin e pensionistëve. Shpresë e kotë. Prioritet, denimi i Salianjit.
Edhe pse i penguar, i privuar me dhunë nga liria dhe të drejtat bazike, kjo nuk ma ul vemendjen ndaj një çështje themelore të shoqërisë tonë, që janë mosha e tretë.
Kam pasur dhe kam një kimi me ta, një kontakt natyral, besim reciprok, që prej ditës së parë tē aktivizimit në politikë. Jam i bindur se nuk kemi të ardhme si vend, si breza pa zgjidhur borxhin e madh ndaj kësaj shtrese të lënë në margjinë, të shperfillur skajshëm, pa as më të voglin faj të tyrin.
Po shkruaj një letër sot, për një nga ata, prindi, gjyshi ose gjyshja e secilit. Ti që ke punuar 40 vite, dhe merr sot një pension mesatar prej 160 euro, a e di se në gjithë Ballkanin këtë vit rritja ishte nga 40 deri në 50 euro në muaj.
Edhe Kosova i shtoi me 20 perqind. Vetem Edi Rama u tall me 4.1 përqind. A mendon se e meriton ti këtë Kryeministër?
Ti që blen më pak mish, i merr portokallat dhe mollët me kokrra, që ndan një cep të djathit të lirë, pas 40 vitesh a më shumë kontribute, a meriton më shumë, apo të mjaftojnë batutat dhe kunjat e Kryeministrit.
Ti që ndihmon fëmijët e tu që ata të punojnë, duke u kujdesur për nipat e mbesat, duke i çuar e marrë nga shkolla, duke i mbajtur çdo ditë me orë të tëra, a mendon se je sërish duke kontribuar për këtë vend e shoqëri, dhe ështê e tepërt që në fund të ditës të degjosh romuze nga Kryeministri kur thotë se jeni bërë shumë e skema s’ju mban dot.
A mendon se ke dhënë e duruar mjaftueshëm për të bërë çdo ditë llogari nëse duhet ta marrësh me ujë, apo ujë atë kafen e mengjesit. A mendon se nuk të takon ta blesh me çmim të plotē ilaçin e tensionit apo reumatizmës, vetëm se qeverisë i është tekur ta heqë atë medikament nga lista e rimbursimit.
