Linda Rama: Asnjëherë nuk do të angazhohem në një parti politike

Data

Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, u pyet mbrëmjen e djeshme nëse do të angazhohet në politikë.

Ajo tha në një intervistë me Blendi Fevziun se nuk do të angazhohet kurrë në një parti politike.

Linda Rama deklaroi se mbështetjen e saj për politikën e ka dhënë duke qenë në krah të kryeministrit.

“Unë i kam dhënë politikës nëpërmjet mbështetjes, se politikën e shoh instrument për mirëqenien e njerëzve dhe vendit, e kam dhënë duke mbështetur, duke qenë në krah të Edit… Mendoj i kam dhënë gjithçka. Jo! Nuk do angazhohem ndonjëherë në një parti politike, unë e kam zgjedhur rrugën time dhe nuk e kam ndryshuar, kam insistuar në atë që dua të bëj dhe e kam të qartë se në çfarë dua të jem e dobishme”, theksoi bashkëshortja e kreut të qeverisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related