Klodiana Lala zbulon detaje nga hetimet e SPAK ndaj Belinda Balluku: Dyshime për komunikime mes biznesmenëve dhe zyrtarëve për tenderë

Data

Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje të reja mbi hetimet që po zhvillon SPAK në lidhje me dosjen e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Sipas saj, hetimet janë përqendruar në ekspertimin e dhjetëra celularëve, dokumenteve dhe pajisjeve elektronike të sekuestruara gjatë kontrolleve të kryera në fund të vitit 2025 dhe fillim të vitit 2026.

Një nga kontrollet më të gjata është zhvilluar në banesën e biznesmenit Ilir Shtufi, ku operacioni ka zgjatur rreth 12 orë dhe janë sekuestruar prova të shumta materiale.

Sipas burimeve të Prokurorisë, dyshohet se në këto pajisje mund të gjenden komunikime mes biznesmenëve dhe zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për paracaktimin e tenderëve publikë.

Në fokus të hetimit janë gjithashtu edhe disa ish-zyrtarë dhe administratorë, përfshirë Erald Elezi dhe Gentian Gjyli, si dhe persona të tjerë të lidhur me institucionin.

Sipas Lalës, ekspertimi i celularëve konsiderohet kyç për hetimin, pasi mund të zbulojë biseda dhe dokumente që provojnë koordinimin mes palëve për ndarjen e tenderëve.

“Qëllimi i SPAK është të sigurojë prova të reja që do të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të skemës së dyshuar,” u shpreh gazetarja.

Hetimet vijojnë, ndërsa rezultatet e ekspertimit pritet të jenë vendimtare për ecurinë e mëtejshme të çështjes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related