Klodiana Lala: SPAK ka vënë nën hetim një deputete të Partia Socialiste, priten rezultate konkrete së shpejti

Data

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar se një deputete aktuale e Partia Socialiste është vënë nën hetim nga SPAK.

Gjatë një interviste televizive, ajo theksoi se ligjvënësja është marrë në pyetje disa kohë më parë nga prokurorët, ndërsa hetimet ndaj saj po vijojnë në mënyrë intensive.

Megjithatë, gazetarja nuk bëri publik emrin e deputetes, duke sqaruar se ajo ende nuk është zyrtarisht e pandehur, por ndaj saj është regjistruar një vepër penale dhe po kryhet një hetim i thelluar.

Sipas Lalës, çështja është në një fazë të avancuar dhe mund të ketë zhvillime konkrete në një kohë të afërt.

“Është regjistruar vepra penale dhe hetimi po zhvillohet në raport me të dhe persona të tjerë të lidhur. Presim rezultate konkrete shumë shpejt,” u shpreh ajo.

Gazetarja shtoi gjithashtu se priten zhvillime edhe në dosje të tjera të rëndësishme, përfshirë hetimet që lidhen me strukturat shtetërore dhe teknologjinë, duke lënë të kuptohet për intensifikim të veprimtarisë së Prokurorisë së Posaçme në javët në vijim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related