Zjarri në QSUT, Prokuroria e Tiranës sekuestron dosjen e tenderit për ndërtimin e Urgjencës, fletëthirrje edhe për kompaninë fituese dhe zyrtaret e prokurimit (Dokumenti)

Data

Prokuroria e Tiranës sekuestron dosjen e tenderit për ndërtimin e Urgjencës e Qendrën Spitalore ‘Nënë Tereza’në orët e para të mëngjesit të 11 shkurtit 2024.

Mësohet se në kuadër të procedimit penal “Shkatërrimi i pronës me zjarr” ka kërkuar rinispektim për shkaqet e zjarrit.

Ndërkohë shërbimi zjarrfikës ka depozituar raport se zjarri ka rene në dhomat eë baterive të Emergjencës.

Gjithashtu është bërë dhe fletëthirrje edhe për kompaninë fituese dhe zyrtaret e prokurimit.

Në dokumentin e siguruar mësohet se është administruar vendimi teknik i zjarrit për të përcaktuar shkakun ndërsa pritet përgjigjja nga ana e ekspertëve të shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Tiranë.

“Deri në këtë fazë hetimore, rezulton se ngjarja në fjalë është një ngjarje aksidentale dhe zjarri në katin -2 të godinës, në dhomën teknike ka rënë si pasojë e nje keq funksionimi të pajisjeve të baterive (U.P.S-ve), nga ku rezulton se është dhe vatra e zjarrit”thuhet në dosje.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related