Një 21-vjeçar shqiptar është arrestuar në qytetin Terni të Italisë, në lagjen Borgo Bovio, nën akuzën e shpërndarjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike.
Gjatë një patrullimi, karabinierët vunë re të riun teksa po takonte një person në një pikë karburanti. Pas një shkëmbimi të dyshimtë, personi tjetër u largua menjëherë. Pak minuta më vonë, një tjetër individ mbërriti me makinë dhe u ndalua nga policia, pasi iu gjet gjysmë grami kokainë e sapo blerë.
Policia ndoqi më pas 21-vjeçarin deri në banesën e tij, ku gjatë kontrollit iu gjetën tre doza kokaine. Kontrolli i imtësishëm i shtëpisë zbuloi edhe 32 doza të tjera, me peshë rreth 20 gramë, të fshehura brenda murit, pas një prize elektrike.
I riu u arrestua në flagrancë, ndërsa 46-vjeçari u procedua si përdorues. Gjykata vendosi gjithashtu ndalimin e qëndrimit të 21-vjeçarit në provincën e Ternit.
