“Kilometri i fundit është mashtrim”/ Alibeaj shpjegon pse bojkotoi protestën e Berishës: Dy ditë më parë votuan me Ramën

Data

Enkelejd Alibeaj ka zbardhur arsyet pse nuk mori pjesë në protestën e thirrur nga Sali Berisha, duke e cilësuar atë jo si një reagim qytetar, por si një miting të pastër partiak pa besueshmëri politike.

I ftuar në një emision televiziv, Alibeaj u shpreh se protesta tregoi qartë fuqinë financiare të Partisë Demokratike, por jo forcë reale opozitare. Sipas tij, aktiviteti ishte politikisht kontradiktor, pasi vetëm dy ditë më parë e njëjta forcë kishte votuar në Parlament bashkë me mazhorancën për çështje të rëndësishme, përfshirë reformën zgjedhore dhe përfaqësimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes.

“Si mund të kërkosh rrëzimin e kryeministrit, kur pak ditë më parë ke ngritur kartonin bashkë me të?”, u shpreh Alibeaj, duke vënë në pikëpyetje sinqeritetin e thirrjeve për protesta.

Ai ironizoi gjithashtu narrativën e përsëritur të opozitës për “kilometrin e fundit” të Edi Ramës, duke thënë se sipas këtyre deklaratave, kryeministri “ka rënë” disa herë që nga viti 2022, por realiteti politik mbetet i pandryshuar.

Alibeaj theksoi se protestat masive nuk e rrëzojnë qeverinë dhe se protesta e fundit nuk pati as ndikim publik, as rezonancë ndërkombëtare. Sipas tij, qëllimi kryesor i tubimit ishte konsolidimi i pushtetit të Berishës brenda Partisë Demokratike dhe neutralizimi i zërave kritikë në radhët e opozitës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related