Ervin Salianji, i cili po vuan dënimin me burg prej një viti ka reaguar sërish sot përmes rrjeteve sociale. Në Facebook, ish-deputeti demokrat ka sjellë në vëmendje një foto të vitit 2018, ku në mënyrë simbolike shkoi në parlament me një peshk. Salianji kujton shakanë, sipas tij të punonjësve të Gardës, të cilët thanë se “këtu lejohen vetëm peshkaqenë”.
“Këtu lejohen vetëm peshkaqenë! Në 2018, gjashtë vjet më parë, kur partnerët ndërkombëtarë me të drejtë insistonin tek drejtësia funksionale, duke kërkuar që “Peshqit e Mëdhenj” të politikës të përfundonin pas hekurave.
