Pas përfundimit të bisedimeve mes delegacioneve të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara në Riad, përfaqësuesit e lartë rusë kanë dhënë vlerësimet e tyre mbi ecurinë e diskutimeve.
Kreu i Fondit të Investimeve Direkte të Rusisë, Kirill Dmitriev, deklaroi për televizionin shtetëror Channel One se takimi shënoi fillimin e një “dialogu shumë pozitiv dhe konstruktiv”
“Ndryshe nga administrata Biden, e cila nuk u përpoq të dëgjonte pozicionin e Rusisë, kjo ishte një përpjekje e qartë për të nisur dialogun, për të kuptuar qëndrimin tonë dhe për të diskutuar pikat e dakordësisë”, tha Dmitriev.
