Në një intervistë televizive, drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi, akuzoi kryebashkiakun Erion Veliaj për një përpjekje të paramenduar për të shmangur hetimin ndaj tij.
Sipas Këlliçit, Veliaj po përpiqet të provokojë një padi nga prokurori i çështjes, Old Dado, me qëllim që ky i fundit të tërhiqet për shkak të konfliktit të interesit. Megjithatë, ai pretendon se ky skenar është zbuluar dhe tashmë ka dështuar.
Këlliçi e akuzoi kryebashkiakun se po përpiqet të devijojë vëmendjen nga hetimet, duke e kthyer debatin në një çështje personale dhe politike. “Ai kërkon ta shndërrojë këtë çështje në një debat për fustane dhe urrejtje politike, duke shmangur thelbin e hetimeve”, u shpreh ai
