Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet prej 4 muajsh në qelitë e paraburgimit në Durrës, pasi akuzohet nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash, ka dhënë një mesash të koduar nga TikTok, platforma e bllokuar nga kryeministri Edi Rama.
Në një video të postuar në këtë rrjet social, Veliaj thumbon personazhin anonim që e denoncoi në SPAK dhe si pasojë e hapjes së hetimeve, tashmë ndodhet me arrest me burg nga GJKKO.
Veliaj shkruan në rrjetin social të bllokuar nga Rama, se rosaku që ai mban në dorë, është i vogël, qesharak, i zhurmshëm por përballë meje duket si mizë.(https://vm.tiktok.com/ZMSy9v8Tq/)
“Rosaku që po mbaj në dorë quhet Nesti A. Është i vogël, qesharak, i zhurmshëm por përballë meje duket si mizë”.
