2 korriku/ Kalaja: Bijtë e etërve nuk ia falën Berishës mposhtjen e frikës së shqiptarëve ndaj diktaturës komuniste

Data

Avokatja Adriana Kalaja në fjalimin e saj në tubimin qytetar në mbështetje të liderit të Opozitës, Sali Berisha u ndal tek ngjarjet e 2 korrikut 1990, teksa u shpreh se kjo ngjarja e cila shënoi vrasjen e frikës së shqiptarëve ndaj diktaturës komuniste është një arsye e arrestimit politik të kryetarit të PD, Sali Berisha.

Nga foltorja poshtë shtëpisë së liderit opozitar, Kalaja bëri thirrje për bashkimin e forcës opozitare  për protestën që do të mbahet në 11 korrik.

Secili prej nesh me 2 korrikun kujton atë ngjarje të madhe kur u shëmbën barrierat e ndarjes midis Shqipërisë e Europës kur disa të rinj e të reja nuk pyetën për diktaturën, çan muret dhe na lidhën direkt me Perëndimin duke i hapur rrugën rrëzimit të pushtetit të etërve të bastardëve që na drejtojnë sot, fakt të cilin ata nuk ja falin dot Sali Berishës ndaj dhe e mbajnë në arrest politik

2 korriku na kujton ngjarjet në Kosovë ku filluan elementët për liri, demokraci nga Jugosllavia  e madhe dhe fakt për të cilin e gjithë veprimtaria  e tyre ka qënë e mbështetur nga prf.dr. Sali Berisha dhe për këtë bastardët që janë në pushtet nuk e pranojnë sepse partia që ata drejtojnë është partia e Miladinit dhe e Dushanit

2 korriku i tretë lidhet me një ngjarje ku unë e kam përjetuar por dhe të gjithë qëndrestarët e aleancës për mbrojtjen e teatrit.

Atë që nuk do ta bëjë Irena me 3 mbiemra në mëngjes, duhet ta bëjmë ne në darkë më 11 korrik.”

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related