Akti normativ për instalimin e impianteve për trajtimin e ujërave të ndotur, task forca aksion në terren

Data

Prej kohësh është vendosur me akt normativ instalimi i impianteve për trajtimin e ujërave të ndotur, sidomos në zonat turistike.

Një task forcë e ngritur pikërisht për monitorimin dhe certifikimin e këtyre impianteve ka kryer një inspektim në zonat e ndryshe bregdetare të vendit

Aksioni është shtrirë në Dhërmi, Borsh, Ksamil, Llaman, Karpen, Golem, Spille, Hamallaj, Pogradec dhe Lezhë, në kuadër të përmirësimit të cilësisë së turizmit në Shqipëri.

Nga inspektimet duket se shërbimet hoteliere duket se janë ndërgjegjësuar lidhur mbi nevojën e trajtimit të ujërave të ndotur.

Vendosja strategjike e impianteve për trajtimin e ujërave të zeza është një hap thelbësor për të siguruar funksionimin efektiv të tyre dhe për të minimizuar ndikimin negativ në mjedis dhe shëndetin publik. Këto investime do të ndihmojë në mbrojtjen e bukurisë natyrore dhe në promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm të zonës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related