KAYO sh.a. nën akuza për monopol dhe abuzim me fondet e uniformave

Data

Shoqëria shtetërore KAYO sh.a. është vënë në qendër të akuzave për mënyrën se si menaxhon fondet për veshmbathjet e ushtrisë dhe policisë, përmes partneriteteve me kompani private.

Sipas raportimeve, përmes krijimit të kompanive të përbashkëta si “Guna Tactical”, dyshohet se është ndërtuar një sistem që shmang konkurrencën dhe favorizon operatorë të caktuar. Në këtë skemë përmendet edhe roli i Ardi Veliu si drejtues i strukturës shtetërore.

Modeli i ndjekur parashikon që fondet vjetore për uniformat, që llogariten në miliona euro, të menaxhohen përmes këtyre strukturave pa kaluar në procedura të zakonshme tenderimi, pas një vendimi të posaçëm qeverie.

Sipas kritikëve, kjo ka sjellë rritje të kostove dhe krijim të një monopoli në treg, duke përjashtuar kompanitë e tjera vendase nga konkurrenca.

Ndërkohë, është ngritur shqetësimi edhe për faktin se kompani me kapital fillestar relativisht të ulët kanë marrë në administrim kontrata me vlerë shumë të lartë, si dhe asete shtetërore.

Çështja ka nxitur debate mbi transparencën, ligjshmërinë dhe ndikimin e këtyre praktikave në industrinë e mbrojtjes dhe përdorimin e fondeve publike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related