“Karlo Bolino i ‘shqepur’ në para nga Rama” – Ahmetaj zbulon prapaskenat: 2.9 mln euro shpronësim dhe favore

Data

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se qeveria financon dhe favorizon mediat që e mbështesin, ndërsa ndëshkon ato kritike. Sipas Ahmetajt, një nga rastet më flagrante lidhet me Karlo Bolinon, për të cilin ai pretendon se ka përfituar shuma të mëdha parash dhe favore nga qeveria.

Ahmetaj tha se shteti ka shpronësuar një pronë me vlerë 2.9 milionë euro, por më pas kjo pasuri, sipas tij, i është dhënë falas Bolinos. Ai e cilësoi veprimin si abuziv dhe selektiv, duke shtuar se e ka kundërshtuar personalisht këtë vendimmarrje dhe se për këtë arsye ka qenë objekt sulmesh nga media e lidhur me Bolinon.

Në intervistë, Ahmetaj përmendi edhe çështjen “Beketi”, për të cilën tha se i ka kushtuar buxhetit të shtetit rreth 130 milionë euro, si pasojë e kërcënimeve dhe ndërhyrjeve politike. Ai akuzoi institucionet e drejtësisë se nuk e kanë hetuar si duhet këtë rast, pavarësisht, sipas tij, ekzistencës së provave dhe dokumenteve në dosjet ndërkombëtare.

Sipas Ahmetajt, modeli i qeverisjes ka qenë i njëjtë: mediat kritike penalizohen, ndërsa mediat miqësore përfitojnë nga shpronësime, privatizime apo statuse të posaçme. Ai e cilësoi këtë praktikë si shkelje të rëndë të parimeve të shtetit ligjor dhe transparencës, duke kërkuar hetim të plotë dhe zbardhje publike të fakteve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related