Eco Tirana: miliona në fitime, kryeqyteti mes plehrave

Data

Pavarësisht rritjes së vazhdueshme të fondeve publike dhe fitimeve financiare të kompanisë Eco Tirana, menaxhimi i mbetjeve në kryeqytet mbetet thellësisht problematik. Që nga krijimi i saj në vitin 2016, premtimet për diferencim në burim dhe pastrim modern nuk janë përmbushur, ndërsa shpenzimet janë rritur ndjeshëm dhe shërbimi ka mbetur i pjesshëm.

Qytetarët e Tiranës kanë sinjalizuar prej muajsh për kosha të tejmbushur dhe mbetje të grumbulluara pranë lagjeve të banuara. Gjatë muajit dhjetor, vëzhgime në terren treguan se pranë shkollave, kopshteve dhe zonave të dendura urbane – përfshirë rrugën e Kavajës, zonën e Medresesë, Myslym Shyrin dhe shkollën “Mihal Grameno” – pirgjet e mbetjeve janë bërë pjesë e përditshmërisë. Pamja është dëshmi e një kryeqyteti që ka dështuar në menaxhimin e mbetjeve, pavarësisht faktit se qytetarët paguajnë taksa gjithnjë e më të larta dhe buxheti publik është rritur.

Gjatë muajve të verës, situata u përkeqësua ndjeshëm: koshat e tejmbushur, qeset plastike dhe bidonët e shpërndarë, bashkë me erën e rëndë, e larguan Tiranën nga çdo ide e një qyteti europian.

Më shumë fonde, më shumë mbetje

Paradoksi është i qartë: fondet shtohen, por mbetjet rriten. Pyetja që shtrohet është pse Tirana ka dështuar në diferencimin dhe menaxhimin e mbetjeve, pavarësisht premtimeve të përsëritura.

Nëse do t’u referoheshim deklaratave të kryebashkiakut Erion Veliaj, Tirana duhej të ishte sot një histori suksesi në pastërti. Në praktikë, ajo është kthyer në shembullin se si një reformë mund të dështojë, pavarësisht gllabërimit të vazhdueshëm të parasë publike. Në qendër të këtij dështimi qëndron kompania Eco Tirana, e prezantuar në vitin 2016 si zgjidhja moderne për pastrimin dhe diferencimin e mbetjeve urbane.

Eco Tirana u krijua si një kompani gjysmë-publike, me 51% të aksioneve në pronësi të Bashkisë së Tiranës dhe 49% të kompanisë italiane AGSM AIM. Prezantimi i saj publik u shoqërua me premtime ambicioze: diferencim në burim, mbulim të plotë të territorit të qytetit dhe transformimin e Tiranës në një model europian, brenda një afati prej vetëm 18 muajsh – një premtim që edhe në atë kohë dukej jorealist.

Në vend të një “revolucioni të gjelbër”, projekti u shndërrua në fillimin e një epoke të re dështimi.

Fillimisht, Eco Tirana u ngarkua vetëm me pastrimin e një zone të kufizuar të qytetit, ndërsa pjesa tjetër iu la operatorëve privatë. Diferencimi i mbetjeve, shtylla kryesore e projektit, nuk u zbatua asnjëherë.

Zgjerimi i territorit të kompanisë erdhi gradualisht përmes disa vendimeve të Bashkisë së Tiranës gjatë viteve 2023–2024, deri në lidhjen e kontratës përfundimtare në mars 2024. Sot, Eco Tirana mbulon vetëm rreth një të katërtën e qytetit, ndërsa pjesa tjetër vazhdon të menaxhohet nga operatorë të tjerë. Megjithatë, as ky konfigurim nuk solli përmirësim të dukshëm në terren.

“Një dështim i prodhuar me vetëdije”

Sipas deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, problemi nuk është teknik, por politik.

“Nuk kemi të bëjmë me një dështim aksidental, por me një dështim të prodhuar me vetëdije,” shprehet ajo.

Tabaku thekson se Tirana kishte një zgjidhje funksionale që në vitin 2015 për ndarjen e mbetjeve në burim, e cila u braktis qëllimisht për t’i hapur rrugë modelit të inceneratorëve – një model që bie ndesh me direktivat e Bashkimit Europian.

Sipas saj, fakti që mbetjet përfundojnë të gjitha të përziera në landfill nuk është rastësi.

“Qëllimi nuk ishte ndërtimi i një sistemi riciklimi, por justifikimi i pagesave milionëshe përmes groposjes së mbetjeve,” thotë ajo.

Fitime në rritje, shërbim në rënie

Të dhënat financiare tregojnë se Eco Tirana ka shënuar rritje të vazhdueshme të të ardhurave dhe fitimeve, paralelisht me përkeqësimin e shërbimit në terren. Në vitet 2022–2024, të ardhurat u rritën ndjeshëm, ndërsa fitimi para tatimeve arriti nivele rekord. Në vitin 2025, kompania rriti kapitalin aksionar duke përdorur fitimet e akumuluara, duke e çuar kapitalin total në 424 milionë lekë.

Ndërkohë, në landfillin e Sharrës, realiteti është alarmant. Varrezat ndodhen ngjitur me landfillin, ndërsa punonjësit përballen me pamundësinë për të kryer ceremonitë për shkak të mbetjeve dhe aromës së rëndë. “Kjo ndodh prej vitesh,” thotë një prej tyre, duke e përshkruar zonën si një rrezik serioz shëndetësor.

Një problem kombëtar

Sipas ekspertit të menaxhimit të mbetjeve Polikroni Horeshka, dështimi nuk kufizohet vetëm në Tiranë, por është sistemik. Mungesa e stafit të kualifikuar, mosndarja në burim, mungesa e planeve vendore dhe monitorimi i dobët kanë çuar në rritjen e kostove dhe shkatërrimin e industrisë së riciklimit.

Shqipëria, sipas tij, po dështon edhe në përmbushjen e standardeve europiane dhe të Kapitullit 27 të BE-së.

Ndërsa Tirana përballet me pirgje mbetjesh, shumë qytete europiane kanë ndërtuar sisteme funksionale të diferencimit dhe riciklimit, duke e trajtuar menaxhimin e mbetjeve si shërbim publik dhe jo si aferë financiare.

Eco Tirana u trumbetua si zgjidhja përfundimtare e pastërtisë së kryeqytetit. Në realitet, ajo rezultoi një dështim i kushtueshëm. Më shumë fonde, më pak pastërti – ky është bilanci real.

Tirana, mesa duket, do të vazhdojë të groposë jo vetëm mbetjet, por edhe përgjegjësinë. Me një faturë gjithnjë e më të shtrenjtë për qytetarët.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related