Kapet në Kuçovë trafikanti i dënuar me 29 vite burg në Itali, arrestohet edhe bashkëpunëtori që e strehonte

Data

Policia e Beratit ka vënë në pranga një 49-vjeçar, i dënuar në Itali me 29 vite burg për trafik të lëndëve narkotike dhe organizatë kriminale.

Në pranga është vënë shtetasi Armando Pjetri, i cili ishte në kërkim, por strehohej në Kuçovë nga një bashkëpunëtor i tij 53 vjeç, edhe ai u vu në pranga.

53 vjeçari banues në Kuçovë akuzohet për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit”, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e shtetasit Armando Pjetri, në Itali. Ndërkaq, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi

I dënuar në Napoli, me 29 vjet burgim, për pjesëmarrje në një organizatë kriminale, për trafikim të lëndëve narkotike, kapet 49-vjeçari.

Arrestohet në flagrancë 53-vjeçari që strehonte në Kuçovë, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në këtë banesë u gjet një sasi Cannabisi.

Si rezultat i një pune operacionale të mirorganizuar, të kryer nga Drejtoria Vendore e Policisë Berat, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kuçovë dhe me DFPO-në, në drejtimin e Prokurorisë së Beratit, u finalizua operacioni “Rrjeta”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related