Kaos në aeroportet e Greqisë / Mbyllet hapësira ajrore, ja arsyeja

Data

Një problem serioz me radio-frekuencat e komunikimit ajror ka shkaktuar kaos në të gjithë hapësirën ajrore të Greqisë, duke çuar në pezullimin e fluturimeve deri në njoftim të mëtejshëm.

Sipas Shërbimit të Aviacionit Civil grek, defekti teknik ka ndikuar drejtpërdrejt në komunikimin mes kontrollit ajror dhe avionëve, duke e bërë të pamundur garantimin e sigurisë së plotë të fluturimeve. Për këtë arsye, autoritetet kanë urdhëruar reduktim drastik të kapacitetit ajror.

Situata është më problematike në aeroportin kryesor të Athinës, i cili po përballet me vonesa të shumta dhe anulime për shkak të volumit të lartë të fluturimeve në këto ditë të ngarkuara. Fillimisht u lejuan të vazhdonin vetëm fluturimet që ndodheshin tashmë në ajër, por aktualisht nisjet e reja janë pothuajse të pamundura.

Probleme janë raportuar edhe në aeroportet rajonale, ndërsa disa avionë janë detyruar të devijojnë drejt aeroporteve alternative. Autoritetet bëjnë me dije se ekipet teknike po punojnë për zgjidhjen e defektit, por ende nuk ka një afat se kur hapësira ajrore do të rikthehet në funksionim normal.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related