‘Britania nuk ishte e informuar për planet e SHBA’/ Londra këmbëngul: Nuk kemi marrë pjesë në operacionin në Venezuelë

Data

Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrit Britanik, Keir Starmer, në një intervistë për Sky News mëngjesin e sotëm ka përsëritur se Mbretëria e Bashkuar nuk ishte informuar për planet e Shteteve të Bashkuara për të sulmuar Venezuelën.

Kur u pyet nëse e konsideronte operacionin si të suksesshëm, Darren Jones u shpreh:

“Gjëja e parë që duhet thënë është se ishte një operacion amerikan. Mbretëria e Bashkuar nuk ishte e përfshirë në asnjë mënyrë dhe nuk ishte informuar paraprakisht. Për këtë arsye, nuk është detyra jonë të gjykojmë nëse ishte i suksesshëm apo jo. Këtë e thonë amerikanët.”

Një ditë më parë, kryeministri britanik Keir Starmer deklaroi se Mbretëria e Bashkuar nuk kishte marrë pjesë në aksion, duke shtuar se Londra e konsideronte Nicolas Maduron si një president të paligjshëm dhe se nuk kishte “derdhur lot për fundin e regjimit të tij”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related