Kanosi dhe tentoi të dhunonte gjyqtaren, gjykata e Fierit jep vendimin për 63-vjeçarin

Data

Gjykata e Shkallës së parë të rrethit gjyqësor Fier ka vendosur masën “Arrest me burg” për shtetasin Jorgji Kore, për veprën penale “Kundërshtimi dhe goditja e gjyqtarit”.

Mësohet se 63-vjecari, banues në Sarandë, u ndalua pas kundërshtimit të vendimit gjatë një seance gjyqësore për çështje pronësie ku tentoi të godiste gjykatësen me pretendimin se vendimi i saj ishte i padrejtë dhe se prona për të cilën po zhvillohej seanca gjyqësore i përkiste atij.

Trupi gjykues pas shqyrtimit të çështjes vendosi masën e sigurimit “arrest me burg” për personin nën hetim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related